Apliko për vizë
Amerikane (B1/B2)
Viza Amerikane (B1/B2) ju mundëson të udhëtoni dhe të bëni biznes në Amerikë. Është valide për 5 ose 10 vite. Hyrje të shumëfishta lejohen. Qëndrimi maksimal për vizitë është 6 muaj.
10,000+ aplikime për vizë Amerikane nga viti 2015
Çmimi
Hapi 1: Plotëso aplikacionin DS-160
Aplikacioni DS-160
DS-160 është aplikacioni zyrtar për aplikim për vizë Amerikane (B1/B2). Vizito faqen zyrtare të Departamentit të Shtetit Amerikan për të plotësuar DS-160 online.
Hapi 2: Paguaj tarifen e vizës Amerikane ($185)
Tarifa e vizës Amerikane
Pagesa e tarifes për vizë Amerikane bëhet online ose me para në dorë në bankat e caktuara, varësisht nga shteti ku ju aplikoni. Vizito faqen zyrtare për termine për vizë Amerikane për të paguar tarifen e vizës.
Hapi 3: Cakto terminin për vizë Amerikane
Termini për vizë Amerikane
Termini për vizë Amerikane tregon datën, orën, dhe lokacionin e intervistës suaj për vizë në Ambasadën Amerikane. Vizito faqen zyrtare për të caktuar një termin për vizë Amerikane.
Hapi 4: Paraqitu për intervistë në Ambasadë dhe merr dokumentet e nevojshme për vizë Amerikane
Pasaporta
Pasaporta duhet të jetë e vlefshme për të paktën 6 muaj përtej periudhës së qëndrimit në Amerikë.
Konfirmimi i DS-160
Konfirmimi i DS-160 gjenerohet pasi të dorëzoni aplikacionin DS-160. Ai përfshin një barkod që skanohet nga Ambasada Amerikane për të hapur aplikacionin tuaj.
Termini për vizë Amerikane
Termini për vizë Amerikane tregon datën, orën, dhe lokacionin e intervistës suaj për vizë në Ambasadën Amerikane.
Foto (1 copë)
Foto per vizë amerikane duhet të jetë katrore, 5 x 5 cm, me një prapavijë të bardhë. Pa syze, fytyrë neutrale, dhe ndriçim natyral.
Kontrata e punës (Nëse e aplikueshme)
Kontrata e punës me punëdhënësin aktual.
Llogaria bankare (Nëse e aplikueshme)
Transaksionet bankare personale për 6 muajt e fundit.
Pasqyra e kontributeve pensionale (Nëse e aplikueshme)
Pasqyra e kontributeve pensionale për 6 muajt e fundit.
Certifikata e biznesit (Nëse e aplikueshme)
Certifikata e regjistrimit të biznesit.
Llogaria bankare e biznesit (Nëse e aplikueshme)
Transaksionet bankare të biznesit për 6 muajt e fundit.
Hapi 5: Merr vizën Amerikane (B1/B2)
Viza Amerikane (B1/B2)
Pas aprovimit, viza Amerikane (B1/B2) do të shtypet në pasaportën tuaj dhe do t'ju kthehet më postë brenda 3-7 ditësh.