Si të caktoj termin për vizë Amerikane?

Udhëzues i plotë hap pas hapi se si të caktoni një termin për vizë turistike Amerikane (B1/B2) nga 61 shtete: Shqipëria, Angola, Argjentina, Armenia, Azerbajxhani, Bahamas, Barbados, Belize, Bolivia, Bosnje dhe Hercegovina, Brazili, Cabo Verde, Kanada, Kili, Kolumbia, Kosta Rika, Kroacia, Curaçao, Qipro, Xhibuti, Republika Domenikane, Ekuador, El Salvador, Etiopia, Franca, Greqia, Guatemala, Guajana, Haiti, Hondurasi, Irani, Irlanda, Italia, Xhamajka, Kazakistani, Kenia, Kosova, Republika e Kirgizisë, Mauritania, Meksika, Maqedonia e Veriut, Nikaragua, Panamaja, Paraguaji, Peruja, Portugalia, Serbia, Afrika e Jugut, Spanja, Andorra, Surinami, Tanzania, Togo, Trinidad dhe Tobago, Turqia, Uganda, Emiratet e Bashkuara Arabe, Mbretëria e Bashkuar, Uruguai, Uzbekistani, Zambia, Zimbabve.
Hapi 1: Vizito faqen zyrtare
Shko tek: https://ais.usvisa-info.com
Hapi 2: Zgjidh llojin e vizës
Do të shfaqen dy opsione:
Nonimmigrant Visa Applicants (Viza të përkohshme)
Immigrant Visa Applicants (Viza të përhershme)
Zgjidh: Nonimmigrant Visa Applicants
Hapi 3: Zgjidh vendndodhjen e konsullatës
Ju do te dërgoheni në faqen e vendndodhjeve të konsullatës.
Gjej vendin ku dëshiron të aplikosh.
Zgjidh gjuhën që preferon (p.sh. shqip).
Hapi 4: Apliko
Do të hapet faqja zyrtare për aplikim për termin për vizë në vendin tënd.
Shiko për seksionin me 3 opsione:
Apply
Continue
How to Apply
Kliko Apply për të filluar caktimin e terminit për vizë Amerikane
Hapi 5: Zgjidh deklaratën që të përshkruan më mirë
Zgjidh këtë opsion:
“I have completed the U.S. Nonimmigrant Visa Application (DS-160) form and I need to apply for a visa.”
Kliko Continue
Hapi 6: Regjistrohu
Plotëso fushat e mëposhtme:
Given Name (Emri)
Surname (Mbiemri)
Email
Email Confirmation (Konfirmimi i emailit)
Password
Password Confirmation
Kliko kutinë:
“I have read and understood the Privacy Policy and the Terms of Use”
Pastaj, kliko: Continue
Hapi 7: Aktivizo llogarinë
Do të shfaqet mesazhi:
“You have created an account for the following email address: [emaili yt]”
Shko në inbox-in tënd dhe kliko mbi linkun që vjen në email për të aktivizuar llogarinë.
Hapi 8: Shto një grup të ri
Pasi të futesh në llogari, do të gjendesh te faqja “Groups”.
Në këndin e sipërm djathtas, kliko butonin: New Group
Hapi 9: Zgjidh sërish deklaratën që të përshkruan më mirë
Zgjidh përsëri:
“I have completed the U.S. Nonimmigrant Visa Application (DS-160) form and I need to apply for a visa.”
Kliko Continue
Hapi 10: Shto një aplikant të ri
Plotëso formularin me të dhënat e mëposhtme:
Given Name (Emri)
Surname (Mbiemri)
Country / Authority that issued Passport (Shteti që lëshoi pasaportën)
Country of Birth (Vendi i lindjes)
Country of Permanent Residence (Vendi i qëndrimit të përhershëm)
Passport Number (Numri i pasaportës)
DS-160 Number
Visa Class – Zgjidh: B1/B2 Business & Tourism (Temporary visitor)
Date of Birth (Data e lindjes)
Primary Phone (Telefoni)
Email Address
Përgjigju me Yes/No (Po/Jo) në pyetjet:
Were you previously issued a visa to enter the United States? (A ke pasur më parë vizë për SHBA?)
Are you traveling from another country to apply for a U.S. visa in [Country]? (A po aplikon nga një vend tjetër për të marrë vizë në [Shtetin]?)
Kliko: Create Applicant
Hapi 11: Konfirmo të dhënat e aplikantit dhe vizës
Do të pyetesh:
“Does this visa type match your travel?”
Nëse të dhënat janë të sakta, kliko Yes
Hapi 12: A do të shtosh ndonjë aplikant tjetër?
Nëse po aplikon vetëm, kliko No
Hapi 13: Paguaj tarifën e vizës
Do të shfaqet faqja me të dhënat e tarifës (MRV Fee Details), që përfshin:
Emri
Data e lindjes
Kombësia
Numri i DS-160
Lloji i vizës
Shuma: $185.00
Në fund të faqes, do të shfaqen 2 opsione për pagesë:
Opsioni 1: Pagesë me para në dorë
Zgjidh Pay by Cash dhe Kliko Continue
Do të kalosh te Hapi 14 për udhëzimet e pagesës
Opsioni 2: Pagesë me kartelë
Zgjidh Pay by Credit Card dhe Kliko Continue
Plotëso informacionin e faturës:
Emri i plotë
Adresa
Qyteti
Kodi postar
Shteti
Plotëso të dhënat e karteles:
Emri në kartelë
Numri i kartelë
CVV (Kodi 3 shifror prapa në kartelë)
Muaji dhe viti i skadimit
Kliko: Make Payment
Nëse pagesa është e suksesshme, kalon automatikisht në Hapin 16.
Hapi 14: Prano deklaratën e tarifës
Do të shfaqet një mesazh:
“By checking this box I understand that fees will be assigned to the applicant(s)…”
Kliko kutinë dhe më pas Continue
Hapi 15: Shkarko udhëzimet për pagesë (për pagesë me para në dorë)
Do të shfaqet opsioni:
Kliko Download Instructions. Një kopje e udhëzimeve për pagesë do t'ju vijë edhe me email.
Shko në bankën e përmendur dhe paguaj shumën me para në dorë
Hapi 16: Cakto termin për intervistë për vizë Amerikane
Pasi pagesa të jetë konfirmuar (zakonisht brenda 1–2 ditëve pune):
Hyr sërish në: https://ais.usvisa-info.com
Do të shohësh statusin: Current Status: Schedule Appointment
Kliko Continue
Më pas, kliko: Schedule Appointment
Pastaj, sërish:
Kliko butonin jeshil: Schedule Appointment
Në faqen Schedule Appointments, plotëso:
Vendndodhja e Konsullatës
Data e terminit – zgjidh nga datat në dispozicion
Ora e terminit – zgjidh nga oraret në dispozicion
Kliko: Schedule Appointment
Urime! Termini yt për vizë Amerikane është caktuar me sukses.